Nesër në Helsinki të Finlandës do mblidhen Ministrat e Jashtëm të BE-së të cilët do të diskutojnë për një seri cështjes që ndërlidhen me Evropën. Ndërkohë një prej temave që pritet të diskutohet është edhe situata në Ballkanin Perëndimor, konkretisht taksa e Kosovës për produktet serbe. Në këtë takim në Helsniki, me ftesë të Mogherinit, do të marrin pjesë edhe vendet që nuk janë ende kandidate për anëtarësim. Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli. Krerët e diplomacisë europiane do iu bashkohen në këtë takim edhe homologët e tyre nga shtetet e Ballkanit Perëndimorë (Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova). Temë tjetër e disktuimit do të jetë edhe ngërçi politik që ka kapluar Bosnjën dhe Hercegovinën ku tash dhjetë muaj pas zgjedhjeve edne nuk është formuar qeveria e re.