“Covid ka dalë nga një laborator në Amerikë”

 401,854 total views,  1 views today

Covid ka dalë nga një laborator në Amerikë dhe jo në Kinë. Kështu mendon ekonomisti i njohur amerikan Jeffrey Sachs, i cili thekson se “është shumë i bindur që virusi është rezultat i bioteknologjisë amerikane”.

Por, ai shtoi se “ende nuk dihet me siguri se si ka dalë” koronavirusi.

Jeffrey Sachs është futur dy herë nga revista “Time” në listën e 100 personave më me ndikim në botë.

“Ka shumë prova që duhen parë dhe nuk po hetohen fare, as në SHBA dhe as në shtetet e tjera. Mendoj se për disa arsye, zyrtarët amerikanë nuk duan të hetojnë thellë”, është shprehur Sachs.

Ekonomisti i famshëm ka thënë më parë se beson që pandemia e Covid-19 ishte rezultat i eksperimenteve të bërë nga shkencëtarët kinezë dhe amerikanë, por që virusi të ketë dalë nga jashtë Kinës, kjo është hera e parë që thuhet nga perëndimorë.