Pavarësisht bisedimeve të së hënës mes dy palëve, apo zotimit të Putin në telefonatën ndaj Macron, Rusia nuk e ndal ofensivën e saj për të marrë nën kontroll kryeqytetin e Ukrainës.
CNN raporton se një autokolonë ushtarake, e cila një ditë më parë ishte në qytetin e Ivankiv, të hënës është vetëm 25 kilometra nga kryeqyteti Ukrainas. Sipas CNN, e cila i referohet Maxar Technologies, autokolona e automjeteve të rënda ushtarake arrin në disa kilometra.
Ndërkohë pavarësisht bisedimeve, një tjetër shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e së hënës në Kiev.