Dy reporterët e luftës, Emil Filtenborg dhe Stefan Weichert, kanë mbetur të plagosur teksa po raportonin për luftën në Ukrainë.
Korrespondentët danezë për ‘Daily Beast’ po udhëtonin afër qytezës së Ohtyrkës, diku 60 milje larg Kharkivit, kur plumbat qëlluan mjetin e tyre.
Ashtu të përgjakur, ata kishin arritur të largohen me makinë, megjithëse kishin marrë plagë në supe. Për fatin e tyre të mirë ata po mbanin jelekë antiplumb.
Ata ia kanë dalë që të shkojnë në spital, ku edhe do të operohen të dielën.