Pasditen e sotme një turist polak u rrëzua nga maja e Harapit në zonën Theth.
Fillimisht u kërkua ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur shpëtimin e tij për shkak të terrenit të vështirë.
Por vetëm në orët e vona të mbrëmjes është bërë e mundur nxjerrja e turistit nga ana e banorëve të zonës, të cilët u nisën më këmbë dhe me barrelë.
Wojtek Markiewicz ka dëmtuar të dyja këmbët, por për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.