Një skuadër elitare me komando çeçene, e cila ishte dërguar në Ukrainë për të vrarë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, u eliminua nga forcat e sigurisë të Kievit.
Një zyrtar i lartë ukrainas tha se ata kishin marrë informacion nga inteligjenca në lidhje me sulmin e çeçenëve ndaj presidentin ukrainas.
Sipas tij, ky informacion ka ardhur nga një agjent i shërbimit sekret rus, i cili nuk do që të marrë pjesë në këtë luftë të përgjakshme.
Presidenti rus ka dërguar në Ukrainë disa nga njësitë më të frikshme çeçene. Por plani i tij duket se po dështon pasi çeçenët janë kthyer në viktima.