Supermarketet në Britani të Madhe kanë nisur që ta heqin nga raftet e tyre vodkën.
Një nga to është edhe zinxhiri i katërt i supermarketeve më të mëdha “Morrisons”.
Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, kjo vjen si shkak i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Rrjeti i supermarketeve ka thënë se do ta heqë nga lista e produkteve vodkën standarde të Rusisë, por nuk e ka specifikuar se kur do të nisë së zbatuari vendimi, shkruan Reuters.
Gjithashtu edhe rrjetet e tjera të marketeve pritet të heqin nga tregu një nga pijet më të njohura alkoolike.