Në vetëm dy ditë Britania e Madhe mbledh 85 milionë paund ndihmë për Ukrainën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 85 milionë paund janë mbledhur në Mbretërinë e Bashkuar për të ofruar ndihmë për Ukrainën.

Komiteti i Emergjencave të Fatkeqësive (DEC) – i cili përbëhet nga 15 organizata bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar duke përfshirë Kryqin e Kuq Britanik dhe Oxfam – falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar që kur apeli nisi të enjten, 3 mars.

Komiteti tha se “dhurime bujare” janë bërë tashmë nga Mbretëresha, Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit, si dhe mijëra anëtarë të publikut.

Totali i fundit përfshin 25 milion £ nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC.

Njerëzit janë inkurajuar të vazhdojnë të dhurojnë, pasi DEC ka paralajmëruar se mbështetja për Ukrainën ka të ngjarë të jetë e nevojshme për “muaj dhe vite”.

Share This Article