Incidente në Durrës, goditet me grushte Jamarbër Malltezi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër incident është regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore sërish në qarkun e Durrësit.

Mësohet se pas përplasjes në lagjen 8 të qytetit mes komisionerit të PD-së dhe përfaqësuesve të ‘Shtëpisë së Lirisë’, i njëjti incident është përsëritur edhe në zonën e Spitallës në Durrës.

Këtë herë në përplasjen fizike mes Jamarbër Malltezi, i cili është goditur me grushte në shkollën. Ende të paqarta shkaqet e përplasjes.

Shënohet edhe incidenti i parë në zgjedhjet e pjesshme vendore në qarkun e Durrësit.

Incidenti ka ndodhur mes përfaqësuesve të ‘Shtëpisë së Lirisë’ dhe komisionerit të PD-së Fatri Mezini, të cilët janë përplasur fizikisht me grushte.

Mezini pohon se është provokuar nga “personat e jashtëm të PD-së”. Incidenti ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit bregdetar.

Share This Article