Grida Duma, një nga nënkryetaret e Partisë Demokratike, deklaroi se lidershipi i PD ka përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
“Është dëshpërues rezultati, në një mënyrë apo në një tjetër, krejtësisht i papritur. Pa diskutim duhet të merren vendime të rëndësishme dhe duhet të mbahet përgjegjësi, duke përfshirë edhe kryetarin e partisë”, tha Duma.
“Kërkesat që do t’i bëj unë grupit të PD-së apo lidershipit, do të njiheni pas mbledhjes”, shtoi Duma.