Përkundër të gjitha thirrjeve për të hapur rrugë dhe për tu larguar pas humbjes katastrofale të 6 marsit, Lulzim Basha nuk ka ndërmend të zbrapset.
Ai ka mbledhur sot servilët e vet në degët e rretheve duke dashur të shpërndajë përgjegjësinë dhe duke premtuar një parti më të fortë pa kult individi.
“Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua. Secili duhet te mbaje përgjegjësi. Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të bëjmë betejë, të bëjmë ndryshime, të tejkalojmë kultin e individit, për një parti me te forte” ka thënë ai.
Brenga 6 muajve rreth 15 deputetë janë larguar me grupimin e foltores, 4 të LSI e kanë prishur koalicionin dhe mbi 10 deri tani i kanë kërkuar dorëheqjen pas 6 marsit. Pavarësisht atyre Basha po këmbëngul se nuk ka ndërmend të dorëzohet.