ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia 2 hours ago
Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën 2 hours ago
Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake 2 hours ago
Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur durrsak, Qemal Kërtusha

albnews by albnews
9 March, 2022
in Kulture
0
Ndahet nga jeta këngëtari i njohur durrsak, Qemal Kërtusha
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Është ndarë nga jeta ne moshën 91-vjeçari këngëtari Qemal Kërtusha, i vlerësuar me titullin ‘Artist i Merituar’. Kërtusha numëron në repertorin e tij mbi 1000 këngë të kënduara nëpër skenat tona, apo të incizuara në Radio Tirana.

RelatedPosts

Muzika e parë e njerëzimit – Nga flauti prehistorik te pianoja klasike

‘Jepni paratë tuaja’, u thotë Billie Eilish miliarderëve(video)

Hapet Muzeu i Madh i Egjiptit, duke shfaqur për herë të parë të plotë varrin e Tutankhamunit

Qemal Kërtusha është fitues i medaljeve të arta në takimet e estradave si në Tiranë, Peshkopi e Shkodër. Të bujshme kanë qenë koncertet e tij në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ku është pritur mjaft ngrohtësisht nga vëllezërit tanë të një gjaku. Në vitin 2008 i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit.

Homazhet për të ndjerin zhvillohen në Hollin e Qendrës Kulturore “A.Mosiu” (Teatri A.Moisiu), ditën e enjte datë 10 mars në orën 10 – 11.

Postimi i teatrit ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të këngëtarit Qemal Kërtusha. Homazhet për të ndjerin zhvillohen në Hollin e Qendrës Kulturore “A.Mosiu” (Teatri A.Moisiu), ditën e enjte datë 10 mars në orën 10 – 11. Qemal Kërtusha u lind më 27 tetor të vitit 1931. Përfshihet në lëvizjen amatore artistike të qytetit qysh në vitin 1946. Në vitin 1948 është pjesëmarrës i filarmonisë shqiptare në Tiranë. Në vitin 1951 pjesëtar i ansamblit të ushtrisë. Pasi kryen shkollën e mesme në vendlindje, në periudhën 1951 – 53 studion për kanto me padagoge Artisten e Popullit Marie Kraja. Kthehet në qytetin e lindjes dhe inkuadrohet si aktor në teatrin “A.Moisiu”.

Me krijimin e estradës profesioniste kalon si këngëtar profesionist dhe jep shfaqje në të gjitha skenat e vendit. Me një zë krejt të veçantë dhe me mundësi të pakufizuara vokale, diapazoni i tij shtrihet nga muzika popullore, muzika e lehtë, romancat, kënga partizane, kantata e deri tek ajo më e vështira, opera. Në vitin 1962 është pjesëmarrës i festivalit të parë të këngës në Radio, ku nderohet me çmime për të tria këngët; “Fëmija i parë”, “Vashëzo” dhe “Mos më qorto”.  Më pas vijon me cmimet e fituara në shtatëmbëdhjetë festivale rresht. Në vitin 1963 ai pregatit dhe jep me sukses të parin koncert recital me këngë nga festivalet e muzikës së lehtë. Në vitin 1968 merr pjesë në operan “Bijtë e Skëndërbeut”.

Duke parë vlerat e mëdha artistike dhe njerëzore të tij, në vitin 1968 i akordohet titulli “Artist i Merituar”. Është fitues i medaljeve të arta në takimet e estradave si në Tiranë, Peshkopi e Shkodër. Të bujshme kanë qenë koncertet e tij në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ku është pritur mjaft ngrohtësisht nga vëllezërit tanë të një gjaku. Në repertorin e tij numërohen mbi 1000 këngë të kënduara nëpër skenat tona, apo të incizuara në Radio Tirana. Në vitin 2008 i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia

Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia

3 November, 2025
Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën

Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën

3 November, 2025
Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake

Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake

3 November, 2025
Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump

Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump

3 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result