Ministria e Kulturës së bashku me BE-në dhe UNDP-në ende janë pa zgjidhje për Shtëpinë e Xhafer Devës, një muaj pas pezullimit të projektit.
Në përgjigjen e MKRS-së thuhet se po zhvillohen konsultime shtesë me partnerët, si dhe me komunitetin dhe me organizatat e specializuara ndërkombëtare.
BE-ja dhe UNDP-ja janë përgjigjur me fjalitë e njëjta.
Kanë thënë se po rivlerësojnë rolin dhe kontributin e tyre, “duke përfshirë mundësinë për të përdorur polemikat aktuale si një mundësi për të adresuar hapur të kaluarën përmes diskutimeve dhe konsultimeve të hapura me të gjitha komunitetet përkatëse”.