Heineken është kompania e radhës së vendos të pezullojë aktivitetin e saj në Rusi për shkak të ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.
Të martën Shell, Coca Cola, Pepsi mbyllën punën në Rusi dhe holandezja “Heineken” vendosi të lerë pa birra tregun rus.
Në komunikatën e Heineken bëhet me dije se kompania do të ndalojë shitjet, prodhimin dhe reklamimin e birrës së saj në Rusi. “Shohim një distancim të qartë mes veprimeve të qeverisë dhe punonjësve tanë”, shkruhet mes të tjerash.