Protesta e parë kundër rritjes së naftës, bllokohet ura e Bahçallëkut

albnews
By
1 Min Read

Qytetarët e Shkodrës janë të parët ata që kanë reaguar kundër rritjes ekstreme të çmimit të naftës në pikat e karburantit.

Në një organizim të shpejt në rrjetet sociale, drejtuesit e mjeteve kanë bllokuar për disa minuta urën e Bahçallëkut që të çon në Shkodër, duke paralizuar lëvizjen.

Duket se rritja drastike brenda ditës e naftës, për shumë qytetarë konsiderohet një spekulim dhe shumë prej tyre kërkojnë nga qeveria të rishikojnë taksat e vendosura ndaj saj.

Share This Article