Qeveria e Kosovës fillon procedurat për blerjen e objekteve të ambasadave në SHBA e Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e të mërkurës ka vendosur që të blejë edhe dy objekte që do të shfrytëzohen për ambasada të Kosovës në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Ky propozim ka ardhur nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo ka propozuar këtë vendim duke bërë të ditur se kjo është bërë në bazë të rregullores së vitit 2021.

“Është aprovuar shuma rreth 8 milionë, për blerje të ambasadave në këtë vit fiskal“, tha Gërvalla.

Sipas kryeministrit Kurti, ky vendim ka për qëllim rritjen e pranisë në këto vende dhe rritjen e përfaqësimit në Shërbimin e Jashtëm.

“Qiratë e shtrenjta po i zëvendësojmë me pronësi të Republikës”, ka thënë Kurti.

Për blerje të objekteve të ambasadave ekzekutivi ka ndarë 9 milionë euro.

Share This Article