Organizata Botërore e shëndetësisë këshilloi Ukrainën që të shkatërrojë patogjenët me kërcënim të lartë të zhvilluar në laboratorët e shëndetit publik të vendit për të parandaluar çdo “derdhe të mundshme” që do të përhapet sëmundje në mesin e popullatës, raportoi Reuters të enjten, 10 mars.
Ekspertët e biosigurisë thonë se lëvizja e trupave ruse në Ukrainë dhe bombardimet e qyteteve të saj kanë rritur rrezikun e arratisjes së patogjenëve që shkaktojnë sëmundje, nëse ndonjë prej këtyre objekteve dëmtohet.
Ashtu si në shumë vende të tjera, Ukraina ka laboratorë të shëndetit publik që hulumtojnë se si të zbusin kërcënimet e sëmundjeve të rrezikshme e që prekin si kafshët ashtu edhe njerëzit, duke përfshirë, së fundmi, COVID-19. Laboratorët e saj kanë marrë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe OBSH.
“OBSH-ja i ka rekomanduar fuqimisht Ministrisë së Shëndetësisë në Ukrainë dhe organeve të tjera përgjegjëse që të shkatërrojnë patogjenët me kërcënim të lartë për të parandaluar çdo derdhje të mundshme,” tha OBSH.
OBSH nuk tha se kur e kishte bërë rekomandimin dhe as nuk dha specifika në lidhje me llojet e patogjenëve ose toksinave të vendosura në laboratorët e Ukrainës. Agjencia gjithashtu nuk iu përgjigj pyetjeve nëse rekomandimet e saj ishin ndjekur, shrkuan Reuters.