ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
Home Show - Biz Opinion

The Guardian: Pse oligarkët janë të domosdoshëm në Britani?  

albnews by albnews
11 March, 2022
in Opinion, UK
0
The Guardian: Pse oligarkët janë të domosdoshëm në Britani?  
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Larry Elliott

RelatedPosts

Rita Ora, motra e saj Elena dhe Dua Lipa në listën e 100 londinezëve më seksi

Çifti anglez me dy fëmijë braktis taksinë dhe ecin përgjatë autostradës për të kapur fluturimin me avion për në Greqi

“Nuk e preka me dorë”, Cardi B dëshmon në gjyq për akuzat se sulmoi rojen e sigurisë

Paratë e pista ruse e kanë ndotur demokracinë britanike. Konservatorët kanë marrë donacione nga miqtë e Vladimir Putinit, pa i shtruar pyetjet e nevojshme se nga vijnë ato para. Është koha të pastrohet Londongradi e t’ia japim gjithashtu lamtumirën listës në rritje të oligarkëve të sanksionuar – ku përfshihet edhe pronari i klubit “Chelsea”, Roman Abramovich.

Kjo është krejtësisht e vërtetë, por po ashtu nuk e rrëfen gjithë ngjarjen – atë se paratë ruse janë veçse një pjesë e fluksit vjetor të financave të huaja që na mundësojnë, si shtet, të kemi deficite të përhershme e masive tregtare, ku importet e mallrave dhe shërbimet janë më të larta se eksportet. Thënë më qartë: ishim të lumtur kur i merrnim paratë e oligarkëve, në mënyrë që ne të jetojmë përtej mundësive tona. Nuk janë fajtorë vetëm ata, jemi edhe ne.

Ka qenë një kohë – shumë dekada më parë – kur deficitet tregtare (importi më i madh se eksporti – v.j.) ishin punë e madhe. Politikanët shqetësoheshin për këtë. Ishin lajme të faqes së parë. Rasti më i famshëm është kur moria e shifrave të këqija të deficitit tregtar u kushtoi laburistëve me humbjen e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1970. Por, që nga fillimi i viteve 1980, deficiti tregtar i Britanisë është bërë më i madh e ne jemi shqetësuar çdo herë e më pak për këtë. Në vend të kësaj, ne shqetësohemi se pse kaq shumë klube tona – kryesore të futbollit – kanë pronarë të huaj, ose pse kaq shumë prej kompanive të shërbimeve nuk janë më në duart e Britanisë së Madhe.

Botimi pak i njohur qeveritar – por shumë i dobishëm – i quajtur Libri Rozë, ndihmon në shpjegimin se pse këto dy gjëra janë të lidhura me njëra-tjetrën. Libri Rozë na jep një pasqyrë të qartë të bilancit të pagesave të Britanisë, duke i ndarë gjërat në një llogari rrjedhëse – që përfshin importet dhe eksportet e mallrave (si makinat dhe kompjuterët) dhe tregtinë në shërbime (si konsulenca bankare ose menaxheriale) – si dhe një llogari financiare që thjesht mat flukset e parave brenda dhe jashtë shtetit.

Çështja e bilancit të pagesave është se duhet … të balancohet. Shtetet si Britania e Madhe, që kanë deficite të përhershme tregtare, duhet t’ua shesin asetet blerësve të huaj për të mbledhur para e për t’i balancuar regjistrat. Me kalimin e kohës, Britania ka pasur deficit kumulativ tregtar prej 1.3 trilion funteve në mallra e shërbimeve. Por, në Librin Rozë kjo dalje është shoqëruar me teprica financiare – para të gatshme – të së njëjtës shumë: paratë që morëm duke ua shitur blerësve të huaj asetet tona britanike.

Nevoja për të importuar para të huaja u bë urgjencë që nga vitet 1980 e tutje. Që nga viti 1982, Britania nuk ka pasur suficit në mallrat e prodhuara, por për një kohë ato deficite më shumë janë krahasuar me suficitin në shërbime. E, me kalimin e kohës, deficiti në mallra u rrit edhe më, duke shkuar në 20 miliardë funte deri në vitin 1990, në 40 miliardë funte deri në vitin 2000 dhe në 98 miliardë funte deri në vitin 2010. Në vitin 2019 – në vitin e fundit para se të godiste pandemia e koronavirusit – ai është ngritur në pothuajse 140 miliardë funte.

Për t’i kompensuar këto deficite duheshin shumat gjithnjë e më të mëdha të kapitalit të huaj. Në disa raste, kjo ka marrë formën e investimit të drejtpërdrejtë në fabrikat e reja britanike – si fabrikat e veturave të ndërtuara nga Nissan, Toyota dhe Honda. Në disa raste ka marrë formën e investitorëve ndërkombëtarë që zotëronin një pjesë më të madhe të kompanive të kuotuara në bursën e Londrës, diçka që është rritur nga nën katër për qind në fillim të viteve 1980 – në 56 për qind, aktualisht.

Por, pjesë e këtij procesi ishin edhe paratë e oligarkëve. Rusët që u pasuruan nga privatizimi i aseteve shtetërore përgjatë viteve 1990, shtëpinë për paratë e tyre e gjetën në tregun e pronave të Londrës. Financiarisht, kjo ishte lëvizje e zgjuar për ta, pasi numri i kufizuar i rezidencave në “Belgravia” dhe “Mayfair” (zona të Londrës – v.j.) do të thotë se çmimet do të lëvizin veç në një drejtim: lart! Ekonomia jonë kishte nevojë për para, ndaj ishim të lumtur t’i merrnim ato.

Paratë ruse – si paratë e naftës së Lindjes së Mesme – gjithashtu e gjetën rrugën e vet në Premier League (ligën kryesore të futbollit në Angli – v.j.). Për ata tifozë të futbollit që pyesnin se pse klubi i tyre dikur – në vitet 1970 – ishte në pronësi të biznesmenëve vendas e tani në duart e pronarëve të huaj, përgjigjen e jep Libri Rozë.

Kur Mark Carney ishte guvernator i Bankës së Anglisë, ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbështetej në mirësinë e të huajve për ta financuar deficitin tregtar. Dhe, kishte shumë të drejtë. Ajo që ka mundur të shtojë është se disa prej këtyre të huajve ishin personazhe goxha të dyshimta.

Është e thjeshtë struktura e ekonomisë sonë. Për dekada të tëra, britanikët kanë konsumuar më shumë sesa kanë prodhuar. Dhe, gjatë 40 vjetëve të fundit, qendra e gravitetit të ekonomisë është zhvendosur nga prodhimi në shërbimet financiare e të biznesit, me qendër në qytetin e Londrës. Roli i Londrës – si një nga qendrat financiare të botës – e bëri më të lehtë tërheqjen e kapitalit të huaj.

Por, teksa miqve të Putinit po u bëhet jeta sa më e vështirë që është e mundur – gjë që mund të jetë domosdoshmëri morale, duke i pasur parasysh gjërat që po ndodhin në Ukrainë – dy çështje duhet të adresohen. E para është nëse Mbretëria e Bashkuar duhet t’ia kthejë ndonjë pasuri të sekuestruar cilitdo rusi nga i cili ajo është vjedhur. E dyta është se, edhe nëse Londra pushon së qeni destinacion i zgjedhur për bosët e mafies dhe për tregtarët e drogës, duhet gjetur mjetet për t’i balancuar regjistrat.

Logjikisht, kjo mund të bëhet në disa mënyra. Mbretëria e Bashkuar mund ta forcojë sektorin e vet të prodhimit, ashtu që eksportet e mallrave të rriten. Mund të veprojë më mirë në ato pjesë të sektorit të shërbimeve ku tashmë performon si duhet, si konsulencat e menaxhimit dhe arkitektura. Nëse nuk e bën asnjërën nga këto, fatura e importit mund të shkurtohet duke konsumuar më pak. Ose … mund të vazhdojmë si më parë e të pranojmë se copat e mëdha të pronave kryesore të paluajtshme në Londër, do të mbeten përgjithmonë në pronësi të huaj. /Telegrafi/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Rita Ora, motra e saj Elena dhe Dua Lipa në listën e 100 londinezëve më seksi

Rita Ora, motra e saj Elena dhe Dua Lipa në listën e 100 londinezëve më seksi

28 August, 2025
Akuzohen për spiunazh/ Mediat kroate nxjerrin detaje, e dyshuara bashkëpunëtore e Radivojeviç, i përfshirë në sulmin e Banjskës! Çfarë diskutonin mes tyre

Akuzohen për spiunazh/ Mediat kroate nxjerrin detaje, e dyshuara bashkëpunëtore e Radivojeviç, i përfshirë në sulmin e Banjskës! Çfarë diskutonin mes tyre

28 August, 2025
Çifti anglez me dy fëmijë braktis taksinë dhe ecin përgjatë autostradës për të kapur fluturimin me avion për në Greqi

Çifti anglez me dy fëmijë braktis taksinë dhe ecin përgjatë autostradës për të kapur fluturimin me avion për në Greqi

28 August, 2025
Lëvizje surprizë në merkato, talenti gjerman që kërkohej me ngulm nga Bayerni transferohet për më shumë se 80 mln euro në Angli

Lëvizje surprizë në merkato, talenti gjerman që kërkohej me ngulm nga Bayerni transferohet për më shumë se 80 mln euro në Angli

28 August, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result