Ndërsa realiteti në terren flet për një luftë që sa vjen e bëhet më e ashpër, në frontin diplomatik ka sinjale për progres.
Një raund i katërt bisedimesh mbahet sot mes palëve, këtë herë me video-konferencë. Shpresat për një zhvillim pozitiv u shtuan pas deklaratës së negociatorit të Kievit, Mikailo Podoljak, i cili tha se bisedimet në fundjavë kishin qenë konstruktive.