Furnizimi me energji elektrike është rikthyer në centralin bërthamor të Çernobilit, që është nën kontrollin e forcave ruse, shkruan The Guardian.
Të hënën, operatori shtetëror i rrjetit Ukrenergo tha se centrali i Çernobilit po funksiononte falë gjeneratorëve pasi furnizimi me energji ishte shkëputur sërish.
Në Çernobil, më 1986 ka ndodhur katastrofa më e madhe bërthamore në botë, që ka lënë të vdekur qindra persona dhe radioaktiviteti është përhapur në mbarë Europën.
Forcat ruse po ashtu kanë marrë nën kontroll edhe centralin e Zaporizhjas më 4 mars. Ky është centrali më i madh bërthamor në Europë.