Nga artist në kryebashkiak, Erion Isai tregon planin për transformimin e Kolonjës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Erion Isai me 30 qershor ndërpreu karrierën artistike për të marrë drejtimin e Kolonjës siç thotë me synimin për ta transformuar. Në këtë synim, zhvillimi i agroturizmit dhe nxitja e punësimit përmes politikave fiskale janë përcaktuar prioritete.  Duke theksuar rritjen që i dha PS-së si emër, ai shpreh bindjen se fitues do të ishte edhe me opozitën përballë!

Zhvillimi i agroturizmit dhe nxitja e punësimit përmes politikave të posaçme fiskale janë përcaktuar sfidat kryesore të Bashkisë së Kolonjës që pas 30 votimeve të 30 qershorit ka në krye Erion Isain.

Erion Isai: Do subvencionojmë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha vendet e reja të punës në agroturizëm. Do të përjashtojmë nga taksat për tre vjet zonjat që hapin biznese të niptit profesionale dhe të rinj deri në 30 vjeç do të jenë të përjashtuar nga taksat për 5 vjet. 

Synimi është transformimi i Kolonjës dhe për këtë Isai thotë se ka nisur punën me hartimin e projekteve konkrete për të cilët do të kërkojë financimin e qeverisë së Edi Ramës.

Erion Isai: Pesë deri në shtatë projektetë reja për të cilat do aplikojmë. Kemi mbyllur projektin për muzeun e Borovës. Kemi investim të rëndësishëm të Ujësjellësit të Leskovikut për vitin tjetër. Kualifikimi urban, ndriçimi dhe fasadat.

Duke pranuar që realiteti që ka gjetur është i vështirë, Isai thotë se do të përdorë edhe profesionin e artistit në këtë sfidë.

Erion Isai: Të mbarosh regjisurë, do të thotë që të kesh aftësinë e artit të menaxhimit

Në votimet qershorit kur morën pjesë 34 % e kolonjarëve mori 4,281 vota duke i dhënë si emër rritje Partisë Socialiste.

Me këtë rezultat thotë se do të ishte fitues edhe në rast të pjesëmarrjes së opozitës tradicionale.

Erion Isai: Me numrin e votuesve të 2015 përsëri fitorja ime do të ishte 56%.

Share This Article