Arnold Schwarzenegger i ka bërë thirrje Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin që të ndalë luftën në Ukrainë ndërsa u foli edhe ushtarëve rusë, duke iu thënë se jetët e tyre po flijohen për luftë të pakuptimtë, të cilën po e dënon e gjithë bota.
Në një video 9-minutëshe të postuar në llogarinë e tij në Twitter, aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, vuri në dukje historinë e tij me Rusinë dhe tha se “forca dhe zemra e popullit rus” gjithmonë e ka frymëzuar.
“Kjo nuk është një luftë për të mbrojtur Rusinë për të cilën luftuan gjyshërit dhe stërgjyshërit tuaj. Kjo është një luftë e paligjshme”, u tha Schwarzenegger ushtarëve rusë.
Ndërsa duke iu drejtuar Putinit, ai tha: “Ti e nise këtë luftë. Ti po e drejton këtë luftë. Ti mund ta ndalësh këtë luftë!”.