Gjatë viteve 1998-1999, aparatura ushtarake e policiore, por edhe paramilitare e Serbisë shkaktoi disa krime lufte e krime kundër njerëzimit në Kosovë, për të cilat u mbajtën përgjegjës udhëheqësit e saj edhe para Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavi. Përveç vrasjeve, spastrimit etnik, dhunimeve seksuale, në Kosovë ndodhën edhe masakra duke hedhur viktimat në puse.
Janë disa raste të tilla të krimeve të luftës në Kosovë për të cilat pak është raportuar. Madje edje pse viktima e puseve në Qirez, Lumnije Zymberi (29 vjeçe), u përmend si dëshmi në kuadër të gjykimit të Sllobodan Millosheviçit në Hagë.
Megjithatë, norvegjezi Josef Martinsen, ushtarak me titull major, që shërbeu në Kosovë menjëherë pas lufte, shkroi në raport të gjatë që dokumenton krimet e shtetit serb.
Në librin “Puset e Vdekjes”, të shkruar në nervogjisht e të përkthyer në gjuhën angleze, shqipe e serbe, Martinsen ka mbledhur rrëfimin e dhjetra grave e burrave kosovarë për disa prej masakrave, viktimat e të cilëve përfunduan në puse e puse.
Viktimat pas lufte me ndihmën e organizatave ndërkombëtare si UNCHR e NCA u hoqën nga puset e puset e tjera për t’u varrosur më pas.
Ishte fshati Pastasell i komunës së Rahovecit, kur së pari filluan vrasjet në puse.
4 shtatori i vitit 1998, kolona e tankeve që ishte drejtuar fshatit ishte e gjatë e nga to shtihej me armë për të frikësuar popullsinë, shkruante Martinsen.
“Më vonë pasi tanket e hapën rrugën, aty arritën policia speciale me ushtrinë serbe , të cilat së bashku e ”spastruan fshatin ”, vranë shumë njerëz dhe të tjerët i perzunë ,plaçkitën qdo gjë dhe në fund e dogjën tërë fshatin”, thuhet në librin “Puset e Vdekjes”, shkruan Gazeta Nacionale.
Dëshmitarja Azemine Kastrati, 58 vjeçe në kohën e intervistimit, tregonte se çfarë pa kur u kthye në Pastasell.
“Më vonë kur u kthyem në fshat i pamë shtëpitë të djegura, dhe kishim në shtëpi ishin shkatërruar ose zhdukur. Më vonë e gjetëm , trupin e djalt tonë Ismet Krasniqi 42 vjeqat,të vrarë në pus . Djali im u vra dhe u hodh në pus së bashku me bashkëshortin tim Him Krasniqi 62 vjeqarë. Beqë Beqa 70 vjeqarë , një kojshi yni u gjet i vrarë në pusin tjetër”, rrëfente Azemine Kastrati.
Të tilla tragjedi do të ndodhnin pothuajse në secilën pjesë të territorit të Kosovës përfshirë në Podujevë, Skënderaj, Therandë, Gjakovë, Klinë, Deçan etj.
Por ndër masakrat më të mëdha, në të cilat të vrarët u hodhën në puse, është ajo në Kotlinë të Kaçanikut, për të cilën kanë rrëfyer familjarët e viktimave. Masakra e Kotlinës kishte ngjarë në mëngjesin e 24 marsit të vitit 1999, bash në ditën kur do të fillonte bombardimi i ish-Jugosllavisë nga ana e NATO-s.
Në këtë masakër, për dallim nga herët e tjera, krahas ushtrisë do të përfshiheshin edhe policia speciale.
“Ata ishin të uninformuar me fytyra të maskuara- nga të cilat shiheshin vetëm sytë dhe hundët pjesërisht . Lehtazi mund të dalloheshin se ata ishin nën ndikimin e alkoolit”, shkruan Martinsen bazuar në dëshmitë e të mbijetuarve.
Epilogu i kësaj tragjedie do të ishte 25 persona të vrarë, prej të cilëve 22 do të zhdukeshin pa shenjë, por të cilët pas luftes do të gjindeshin në puset e fshatit.
Dyshimet e para për mundësinë e vrasjeve në këto dy vende lindën pasiqë të dy puset ishin shkatërruar gjatë luftës me anë të eksplozivit.
E ndëmarrja për tërheqjen e kufomave nga puset në fshatin Kotlinë filloi më 30 gusht të vitit 1999, pas raportimeve se janë zbuluar kufoma njerëzish të mbytur në dy puse.
Hava Kuqi, 84 vjeçe në kohën e rrëfimit, thoshte se ushtarët serb e rrethuan fshatin dhe i grumbulluan gratë dhe fëmijët duke i urdhëruar të shkonin në drejtim të qendrës së fshatit.
“Burrat i detyruan të shkojnë më lartë në pyll. Unë iu thashë grave të tjera- ky është fundi ynë. Një prej viktimave të mbytur në pus është edhe djal im. Tre të tjerë ishin nipat e mijë. Militarët, paramilitarët dhe forcat policore morën pjesë në sulm. Viktima më e re ishte një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçarë”, rrëfente Kuqi.
Edhe Jeton Kuqi tregonte për masakrën e Kotlinës dhe për mënyrën se si kishte shpëtuar nga kjo masakër.
“Serbët filluan të shtinin me armë në drejtim tim. Kështu u detyrova të largohem më lart për t`i ikur rrezikut. Prej kësaj pozite unë arrita të shoh dy autoblinda dhe një tankë. Ata gjuanin në drejtim të dy burrave dhe një femre. Aty pashë ushtarë të maskuar me kapele të ndryshm . Rreth orës 4 pasdite lëviz drejt puseve, por paramilitarët më hetuan dhe mezi shpëtova duke u fshehur në shkurre deri në orën 10” të së nesërmes. Derisa isha i fshehur dëgjova një eksplodim të tmerrshëm. Të nesërmen takova Hasisin dhe Nebiun poshtë në fshat .Ne pamë një grup të madh njerëzish që ishin nisur drejt puseve. Posa arritëm atje pamë shenja të dhunës barbare, shkopinjë të përgjakur dhe copa të rrobave. Unë gjeta edhe orën e vëllaut tim, 27 banorë u vranë atë ditë në Kotlinë, 22 prej tyre I kishin hedhur në puse”, tha Kuqi për Martinsen.
Një maskër gati e ngjashme kishte ngjarë edhe në Suharekë më konktretisht në fshatin Studenicë.
Enver Lipaj rrëfente se si në këtë masakër kishte humbur dy vajzat e tij.
“Vajzat e mia u bënë dy viktima, ato ishin vetëm 13 dhe 15 vjeçe . Miridonë Lipaj (13) dhe Qëndresë Lipaj(15). Edhe nëna ime Sale Lipaj (65) dhe vjehrri im Sali Zeqiraj (84) u mbytën dhe u hodhën në pus në Studenicë. Sali Zeqiraj ishte haxhi i cili më parë kishte qenë në haxhillëk në Mekë . Më vonë, dy fëmijët e axhës, Lindita Lipaj(13 vjeçare) dhe Njomza Lipaj (14 vjeçare,bashkëshortja e axhit tim Sabrije Lipaj(45 vjeçare) po ashtu gruja e axhës tjetër Hyrije Lipaj (60 vjeçare ), të gjithë anëtarët e familjes Lipaj u hodhën në pus. Hatmane Meha (65 vjeçare) e cila pas shpërnguljes jetonte së bashku me anëtarët e familjes Lipaj u mbyt dhe u hodh në pus. Më 13 prill 1999 , komandanti Mihal Petrushiq ishte dukur në afërsi të shtëpisë të Sali Beqirajt ku e mbytën dhe u hodhën në pus të gjitha këto kufoma për të cilën flitet”, rrëfente Lipaj.
Masakra të tilla, sipas rrëfimeve të shqiptarëve, kishte edhe në Gllanasellë, Kuqicë, Poklek të vjetër, Qirez, Bellopojë, Savrovë, Nerodime të Ulët, Verboc, Ujmir, Damjan, Kosuriq etj.
Libri është botuar së pari në vitin 2005 në gjuhën norvegjeze.