• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Lufta në Ukrainë ka vështirësuar dialogun Kosovë-Serbi

Lufta në Ukrainë ka vështirësuar dialogun Kosovë-Serbi

by albnews
18 March, 2022
in Kosova
0
4
VIEWS

Agresioni rus në Ukrainë ka vështirësuar procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Monitoruesit e këtij procesi kanë bërë me dije se kjo luftë ka ndryshuar prioritet e politikës së jashtme të ShBA-së dhe BE-së. Ndikimet e kësaj lufte në proces i ka pranuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Violeta Haxholli, hulumtuese në KDI, ka deklaruar për gazetën Nacionale se kjo ngjarje mund ta ndryshojë qasje e fuqive të mëdha.

“Lufta në Ukrainë mund të ketë ndikim në mënyrën dhe qasjen e shteteve perëndimore ndaj Ballkanit dhe çështjeve që ndërlidhen me këtë pjesë të Evropës. Natyrisht që një nga këto çështje janë edhe raportet Kosovë-Serbi te cilat tash e mbi një dekadë është tentuar që të rregullohen përmes dialogut mes dy vendeve. Lidhur me këtë, lufta në Ukrainë në fakt do të duhet ta rriste dhe jo ta zvogëlonte dinamikën e procesit të dialogut. Kjo duke pasur parasysh se konflikti në Ukrainë ka shpërfaqur rëndësinë e përmbylljes së kontesteve dhe çështjeve të hapura mes vendeve duke përfshirë këtu edhe Kosovën e Serbinë si parakusht për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”, ka thënë Violeta Haxholli.

Ajo ka treguar se lufta në Ukrainë do të duhej të shërbente faktorit ndërkombëtar si pretekst për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura. “Sa i përket fokusit ndërkombëtar në këtë proces, natyrisht se vëmendja më e madhe tani është në konfliktin në Ukrainë, mirëpo duket se pikërisht për këtë arsye është rritur interesimi ndërkombëtar për integrimin dhe zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin e këtij rajoni në BE e NATO, si mënyrë për të siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. Kosova dhe Serbia në këtë drejtim kanë detyra të pa përmbushura që janë kritere për anëtarësim në këto organizata”, ka thënë ajo.

Edhe politologu Avdi Smajljaj ka folur për ndikimet që kjo luftë mund t’i këtë në proces. “Lufta në Ukrainë aktualisht e ka ndryshuar deri diku prioritetin e angazhimit të BE-së dhe NATO-s, përfshi ShBA, që janë akterë kyç në procesin e dialogut, për shkak të kërcënimit direkt ndaj tyre përmes luftës në Ukrainë. Dhe kjo mund të ndikojë edhe në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Gjithashtu, lufta në Ukrainë do të duhej rritur intensitetin e angazhimit komunitetit ndërkombëtar në dialog, për të zgjidhur problemet e pazgjidhura, të cilat nëse nuk zgjidhen, janë mundësi e mirë për Rusinë për të sfiduar NATO dhe BE edhe në këtë pjesë të Evropës”, ka thënë Smajljaj për gazetën Nacionale.

Ai ka paralajmëruar rritjen e ndikim rus në Ballkan nëse Rusia e fiton luftë në Ukrainë. “Për më tepër, fuqizimi edhe më i madh i pozicionit të Rusisë në marrëdhëniet ndërkombëtare nëse ia del ta pushtojë Ukrainën, do të fuqizojë edhe ndikim e Serbisë në Ballkan, dhe do të vështirësojë edhe me tutje arritjen e një zgjidhje që do të jetë në favor të Kosovës”, ka thënë ai.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka treguar se lufta ka pasur ndikimet e saj në këtë proces. “Besoj që situata është më e vështirë sesa dikur, varet se kur na vjen ftesa nga Brukseli, por pas invazionit rus në Ukrainë dhe agresionit shokues ushtarak të Kremlinit mbi popullin e Ukrainës që po zhvillon luftë të paepur çlirimtare, me ç’rast ne edhe shprehëm gatishmërinë tonë për të marrë 20 gazetarë dhe 5 mijë refugjatë, por edhe iu bashkuam sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së, ndërkohë që Serbia praktikisht u vendos në anën e Federatës Ruse, takimet janë në një situatë tejet më të vështirë sesa vitin e kaluar. Evropa është në luftë, në Ukrainë po mbrohet kontinenti evropian, demokracia perëndimore po mbrohet dhe është obligim i yni njerëzor, qytetar, demokratik, solidarizimi mbështetja e përkrahja e Ukrainës dhe sanksionet ndaj Federatës Ruse”, ka deklaruar Kurti.

Kosovës i duhet një marrëveshje me Serbinë

Njohësit e procesit të dialogut kanë bërë me dije se Kosovës i duhet një marrëveshje përfundimtare në këtë proces.

Sipas tyre, kjo është e rëndësishme në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike. “Prandaj përmbyllja e dialogut me Serbinë me një marrëveshje përfundimtare dhe të zbatueshme është parakusht për Kosovën por edhe për Serbinë që të lëvizin përpara drejt proceseve integruese. Momentum i krijuar pas konfliktit në Ukrainë do duhej të shfrytëzohej nga liderët shtetërorë të Kosovës për të përshpejtuar përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE dhe NATO, me fokus në lobim aktiv tek shtetet anëtare brenda BE-së dhe NATO-s që ende nuk e njohin Kosovën, si parakusht për të kaluar tek procedurat e anëtarësimit”, ka thënë Violeta Haxholli nga KDI.

Kurse, politologu Avdi Smajljaj ka vlerësuar se Kosova është vonuar me këtë marrëveshje. “Kam frikë se jemi vonuar në mbylljen e çështjeve që kanë mbetur peng, dhe kemi hyrë në zhvillime ndërkombëtare që janë me pak te favorshme, sesa kur Rusia nuk ishte edhe faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Zhvillimet dinamike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, nuk është se i presin të gjithë, para se ato të ndodhin. Nuk jemi të paret, as të fundit që vonohemi në histori”, ka thënë ai.

I pakënaqur me dinamiken e procesit është shprehur edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Ai ka thënë se ky proces nuk po ecën me ritmin që duhet të ecte.

“Nuk po ecën. Unë jam i ngarkuar me këtë dialog dhe nuk po ecën. Të paktën nuk po ecën me ritmin që duhet të ecte. Bashkimi Evropian ka një mandat nga Kombet e Bashkuara për të koordinuar, shtyrë dhe aktivizuar këtë dialog. Unë kam caktuar një nga diplomatët më të mirë për këtë detyrë, dhe duhet të them që duhet bërë më shumë, duhet më shumë punë. Duhet të shtyjmë të dyja palët me qëllim që të kuptojnë se ka vetëm një zgjidhje për problemin dhe se ajo vjen përmes dialogut, duke e ditur ama që nuk do të jetë e lehtë. Është çështje shumë e komplikuar. Ju e dini sa e vështirë dhe e komplikuar ka qenë historia e Ballkanit gjatë 20 apo 30 viteve të shkuara. Por, e vetmja zgjidhje e këtij problemi është dialogu, dhe unë këtë po nxis, por jam i zhgënjyer që nuk po ecim me ritmin që kërkon problemi, sepse perspektiva evropiane e të dy vendeve po mbizotërohet plotësisht nga rezultati i këtij dialogu”, ka thënë ai në një intervistë për DW.

Previous Post

Pakt me Rusinë, Britania vendi që do të ruajë Ukrainën nga një sulm i ardhshëm nga Moska

Next Post

Protestat në Shqipëri! KE: Shqetësimet e qytetarëve për çmimet janë legjitime

albnews

albnews

Related Posts

Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…
Kosova

Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…

10 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë
Kosova

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025
Tragjedi në Prishtinë, 34-vjeçari plagos të dashurën dhe më pas vetëvritet
Kosova

Tragjedi në Prishtinë, 34-vjeçari plagos të dashurën dhe më pas vetëvritet

9 May, 2025
Next Post

Protestat në Shqipëri! KE: Shqetësimet e qytetarëve për çmimet janë legjitime

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

10 May, 2025
Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM