Banorët në qytetin ukrainas Kherson janë filmuar duke u përballur në mënyrë paqësore me dy automjete ushtarake ruse.
Demonstruesit, disa duke valëvitur flamujt ukrainas dhe të tjerë të mbështjellë me këta flamuj u panë përpara kamionëve që kishin simbolin Z të piktuar mbi automjete.
Në videon që po qarkullon në mediat sociale, protestuesit që ecnin përgjatë rrugës Ushakova brohorasin: Kthehuni në shtëpi.
Rusia pushtoi qytetin port jugor në fillim të luftës dhe Moska pretendon se kontrollon rajonin Khersonit.
Kherson është një qytet me vlerë strategjike për Ukrainën.
Qyteti shtrihet si në lumin Dnieper ashtu edhe në Detin e Zi, dhe është shtëpia e më shumë se 280,000 njerëzve.