Rusët shkatërrojnë laboratorin në centralin e Çernobilit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtarët ukrainas akuzuan trupat ruse që pushtuan termocentralin bërthamor të Çernobilit se plaçkitën dhe shkatërruan një laborator të tij.

Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit shprehen se rusët kishin dëmtuar laboratorin e tyre analitik, i cili përpunonte shumë mbetje radioaktive.

Agjencia shtetërore tha në një postim në Facebook se laboratori kishte mostra shumë aktive dhe mostra të radionuklideve, të cilat sot janë në duart e armikut.

Laboratori, i cili kushtoi rreth 6 milionë euro për t’u ndërtuar, kishte gjithashtu pajisje të vlefshme analitike që nuk ishin të disponueshme diku tjetër në Evropë.

Çernobili, vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë në vitin 1986, nuk është një termocentral që funksionon, por ende kërkon menaxhim të vazhdueshëm.

Share This Article