Mediat në Britani raportojnë se familja e njohur “Ricketts” është nisur sot drejtë londrës për ta dërguar një ofertë për klubin e Chelseas.
Joe Ricketts ka bërë të ditur se është i interesuar për ta blerë klubin e Chelseas, por që tifozët e klubit nga Londra nuk e kanë në qefë fare këtë person, Periskopi.
Mbështetësit e Chelseat u tmerruan javën e kaluar kur zbuluan emailet e dërguara nga 80-vjeçari, kjo pasi tifozët e ‘Blus’ kishin një ngatërres të madhe me personin në fjalë.
Sipas Standard, Ricketts dhe Co duan t’i qetësojnë gjërat me tifozët e Chelseat, pasi ata besojnë se kanë një shans të madh për të blerë klubin e Roman Abramovich.
Kujtojmë se familaj Ricketts ka në pronësi Chicago Cubs (MLB), një nga markat sportive më të njohura të Shteteve të Bashkuara.