Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, tashmë ka zënë vend në çdo kopertinë të tabloideve ndërkombëtare, duke ndarë më shumë gjëra për karrierën e jetën personale.
Artistja, e cila në Instagram ndiqet nga mbi 16 milionë njerëz, së fundmi bëri të ditur se pozoi për Harper’s BAZAAR Australia.
Biondja dukej e mahnitshme në veshjen e përzgjedhur, gjersa kjo është realizuar për muajin prill.
“Duke folur për dashurinë time për Australinë me Harper’s BAZAAR Australia. Faleminderit që më kishit në kopertinë të muajit prill”, u shpreh ajo.
Krijuesja e hitit “Anywhere” ndërkohë është shfaqur në një fustan të argjendtë transparent, që ia vinte në pah linjat trupore.
31-vjeçarja në anën tjetër ka një lidhje të veçantë me Australinë, e cila mes tjerash do të jetë sërish anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.
“The Voice Australia” do të rikthehet së shpejti në ekran për një sezon të ri, të njëmbëdhjetin me radhë.