• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
“Zgjoi” mes duartrokitjeve dhe shpullave

“Zgjoi” mes duartrokitjeve dhe shpullave

by albnews
24 March, 2022
in Kosova, Lajme rozë
0
3
VIEWS

Nga Donjeta Abazi

Filmi “Zgjoi” u bë ndër filmat shqiptarë më të shpërblyer, duke fituar çmime jashtë trojeve shqiptare dhe në të njëjtën kohë film që në njëfarë mënyre iu avit edhe “Oscar”-it.

“Zgjoi” u përfol jashtë mase shumë nga regjisorë, njohës filmi e deri tek publiku i thjeshtë. Por, megjithë kjo bujë që u bë për filmin, pati reagime të dyanshme; dikush mendonte që është suksesi më i madh në kinematografinë shqiptare, e, nga ana tjetër, e kishte prej atyre që mendonin se “na e ka qitë faqen e zezë”.

“Zgjoi” mes suksesit dhe jetës reale

Filmi me regji të Blerta Bashollit tregon për jetën e Fahrije Hotit, një të veje nga Krusha e Madhe, të cilës forcat serbe ia vranë bashkëshortin në luftë. Pas kësaj ajo mbeti e vetme, përballë mentalitetit të një vendi të sapo dalë nga lufta dhe dëshirës e nevojës për të krijuar një jetë të re për vajzën e djalin e saj. Jetesa e saj me fëmijët e vjehrrin e vështirëson edhe më shumë idenë për të bërë revolucion në atë shtëpi ku babai i burrit të saj është ende i prekur nga zhdukja e të birit dhe nuk bën lëshime shkaku i “katunit”. E vendosur mes gjithë paragjykimeve, vuajtjeve të shkaktuara nga lufta e fundit në Kosovë dhe nevojës për ekzistencë, Fahrije Hoti fillon biznesin e saj me gratë tjera të Krushës për krijimin e ajvarit dhe shitjen e tij.

Yllka Gashi e Fahrije Hoti

Aktorja kosovare Yllka Gashi mban rolin e protagonistes së filmit, Fahrije Hotit, dhe mënyra se si vërehet mungesa e lumturisë tek roli kryesor na vë në mëdyshje nëse Fahrije Hoti gjatë kësaj periudhe të jetës së saj ka buzëqeshur ndonjëherë. Gjuha e përdorur në film është tamam gjuhë e zhargoneve që mbetet e kuptueshme ama nuk e kemi të qartë nëse edhe fyerjet e sharjet sidomos të vajzës së Fahrije Hotit në film kanë qenë të tilla edhe në jetë reale. Yllka Gashi mban mbi supe historinë e një gruaje që njihet brenda Kosovës kudo e edhe barra e aktrimit ka qenë më e rëndë me doemos. Paralelja mes Fahrije Hotit e Yllka Gashit është disi e mistershme, sepse publiku nuk e ka parë në detaje jetën e Fahrije Hotit deri në momentin që ka vendosur ta shfaqë përmes filmit. Gjithçka kemi parë deri sot janë daljet në publik të Fahrijes, por jo se çka dhe se si e përjeton jetën brenda mureve të shtëpisë.

Revolucioni apo humbjet nga lufta

Arsyeja pse Fahirje Hoti, shumë gra të Krushës dhe të të gjithë Kosovës mbetën të veja ishte lufta në Kosovë dhe dëmet e ndryshme që shkaktoi agresioni serb.

Zgjoi

Ama theksi vendoset shumë pak në këtë çështje dhe i gjithë fokusi vendoset tek vuajtjet e Fahrije Hotit nga mentaliteti i fshatit ku ajo jetonte. Reagimeve te publikut se pse kishte ndodhur kjo, Blerta Basholli iu përgjigj mjaft qartë: “Nuk është film për luftën”. E qartë është që filmi po rrëfen jetën e Fahirje Hotit e jo luftën në Kosovë, ama vuajtja e Fahrijes e ka burimin edhe diku tjetër, por në bashkëfajësi të njerëzit përreth saj. Një pjesë tjetër ku ndihet lufta e dëmet e saj janë përpjekjet e pakta ose fare të shtetit e institucioneve të Kosovës për të pagjeturit që janë pjesë e filmit. Mandej jeta e vështirë e Fahirje Hotit nga njerëzit e saj deri në atë pikë sa gati dhunohet veç pse vozit automjetin, takohet me njerëz të qytetit e dëshiron të krijojë jetë të pavarur edhe pa praninë e një burri.

“Oscari” dhe publiku

“Zgjoi” mori çmime në festivalet më prestigjioze të filmit dhe me një këmbë ishte në Oscar. Por, a dëshironin qytetarët e Kosovës që bota t’i njihte si dhunues, si njerëz që kishin ende paragjykime të natyrave të ndryshme dhe që gruan e shihnin si të paaftë për të krijuar jetë të pavarur?

Përgjigjen veçse e dimë. Ama, a jemi ende të tillë dhe a na pengon ende këtë nuk e dimë? A i pengonte publikut pse theksi nuk u vendos te lufta? A i pengonte publikut që mentaliteti i tillë u paraqit si i tillë? Ngas në të vërtetë nuk është, apo thjesht nuk donin që vendet tjera jashtë Kosovës të na njihnin në pikat tona të dobëta?

Përderisa filmi është i bazuar në jetën reale të Fahrije Hotit, mundësia që mentaliteti të paraqitet më i ekzagjeruar se sa që është bie poshtë, duke ia shtuar faktin këtu që secili prej nesh që jeton në Kosovë e di se me çka përballemi çdo ditë. Janë dy mundësi: kategoria e njerëzve që nuk ka mendime pozitive për filmin, ose nuk ndihen rehat nga skenat e filmit; ose janë të revoltuar që fokusi nuk është vendosur tek agresori serb, por te mentaliteti.

Realizimi

Dialogët e personazheve në film janë të tilla që secili prej nesh do të dëshironte të thoshte edhe diçka, por mbase ideja ka qenë që personazhet të flasin me veprime. Filmat e kinematografisë në vendin tonë zakonisht njihen për dialogë të paktë e shumica prej prodhimeve të filmave në Kosovë i takojnë metrazhit të shkurtër.

“Zgjoi” kishte marrë kohë deri në realizimin final, mbase edhe mbështetja e rëndësia që duhet t’u jepet filmave që synojnë shtetet e çmimet jashtë vendit po has në hiç.

Ideja e filmave që janë prodhim vendor, të cilët në esencë trajtojnë tema të ndjeshme, është me rëndësi që të mos mbesin gjithmonë në forcat e tyre, por të gjejnë përkrahjen edhe të institucioneve.

Përfundime

“Zgjoi” na rrëfen ndryshe. Neve mund mos të na pëlqejë, ose mund të kemi kritika, por me rëndësi është që ne nuk ia kemi pasur idenë për vështirësitë e jetës reale të Fahrije Hotit. Secili prej nesh kur humbet ekipi jon i preferuar në futboll ankohemi dhe dalim me teori se kishim bërë më mirë, se trajneri ka qenë i dobët ose se lojtarët kanë qenë të pa interesuar, e vërteta është që asnjëri prej nesh nuk do të dinim më mirë se ta përndryshe ata s’do të ishin fare aty. Njëjtë ndodh edhe me filmat e prodhimeve vendore, dalim me përfundime individuale, secili për qejfin e vetë, po ato mund të mos jenë të realizuara perfekt e kritikat mbi realizimin të ngrihen për diskutim. Pjesa tjetër që ne jemi paraqitur si kafshë para vendeve tjera nuk na takon ta gjykojmë, sepse veç të ndalemi e të shohim përreth dhe menjëherë e vërejmë se regjisorja mbase është e pafajshme. Ne mbase jemi të tillë.

Megjithatë “Zgjoi” i ka një borxh publikut kosovar. Po të mos ishim ne, s’do të ishte “Zgjoi”.

Previous Post

KANADA/ Kur shqiptarët në Kalgari bëhen bashkë në festë

Next Post

Rusia reagon pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s

albnews

albnews

Related Posts

Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…
Kosova

Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…

10 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë
Kosova

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025
Tragjedi në Prishtinë, 34-vjeçari plagos të dashurën dhe më pas vetëvritet
Kosova

Tragjedi në Prishtinë, 34-vjeçari plagos të dashurën dhe më pas vetëvritet

9 May, 2025
Next Post
Rusia reagon pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s

Rusia reagon pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025
Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…

Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…

10 May, 2025
Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM