Ministri për Punë të Jashtme Bujar Osmani, sot deklaroi se ka një konvergjencë të pikëpamjeve me Bullgarinë, por jo deri në atë pikë sa të thuhet se është gjetur gjuhë e përbashkët për të kapërcyer dallimet.
Ai theksoi se në takimin e fundit me kryeministrin bullgar Kiril Petkov ka biseduar për procesin politik, për të gjitha detajet e çështjes, për të gjitha aspektet e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në çdo takim ka ndonjë progres apo një konvergjencë pikëpamjesh, por ende nuk mund të them se jemi në gjendje të themi se kemi gjetur një gjuhë të përbashkët për të kapërcyer dallimet”.
“Pra, ne ende nuk jemi në atë pozicion, edhe pse mendoj se takimet e tilla të shpeshta japin një pasqyrë më të qartë të të dyja palëve se si të ecin përpara në proces”, tha Osmani në konferencë të rregullt për media.