Juventus kërkon Gabriel Jesus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gabriel Jesus mund të zëvendësojë Paulo Dybala të Juventus. Sulmuesi 24-vjeçar ishte në vëmendjen e klubit italian edhe Verën e kaluar, por transferimi i tij do të kushtonte të paktën 50 milionë Euro.

Tashmë që braziliani ka edhe 1 vit kontratë me Manchester City çmimi mund të zbresë dhe te Juventus urojnë që të shkojë në 30 milionë Euro. Gabriel Jesus bashkon teknikën me shpejtësinë, cilësi që preferohen nga trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri.

Edhe paga e tij duket e përballueshme për Juve, pasi përfiton 5 milionë Euro në sezon. Për më tepër priten lëvizje te Manchester City, pasi Pep Guardiola kërkon një nga dy sulmuesit Haaland e Kane. Nga kjo pritet të përfitojë Juventus për të marrë Gabriel Jesus.

Share This Article