Pasojat e krizës së krijuar nga pandemia Covid-19 në vitin 2020 dhe hapja e ekonomisë një vit më vonë duke se ka nxitur emigrantët të dërgojnë më shumë para për familjet e tyre në Shqipëri.
Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, remitancat vitin e kaluar regjistruan një rritje vjetore prej 13 për qind, duke arritur vlerën rekord prej 761 milionë euro, më i larti që prej vitit 2009, kur emigrantët dërguan 782 milionë euro.
Dërgesat më të lartë brenda vitit të kaluar janë bërë në tremujorin e fundit të vitit me një vlerë prej 222 milionë euro.
Të dhënat e bankës qendrore tregojnë se remitancat kanë ardhur duke u rritur gradualisht që prej vitit 2013 kur arritën edhe nivelin më të ulët prej 545 milionë euro, me përjashtim të një ngadalësimin të lehtë në vitin 2020.
Numri i lartë i emigrantëve shqiptare në Itali dhe Greqi i bëjnë këto dy vende dërguesit më të mëdhenj të remitancave në Shqipëri. Megjithatë, vitet e fundit, është rritur pesha e vendet e reja të emigrimit, kryesisht Britania e Madhe dhe Gjermania.
Sipas të dhënave të institutit të statistikave INSTAT, dy qarqet më të varfra të vendit, Kukësi dhe Dibra, janë edhe ato që kanë varësinë më të lartë nga remitancat.
Njëkohësisht, në rang vendi, 26 për qind e familjeve shqiptare që marrin para nga jashtë, kanë më pak të ardhura në dispozicion se sa pjesa tjetër.