Marina e Mbretërisë së Bashkuar ka dërguar furnizime ushtarake për të ndihmuar në forcimin e sigurisë në Detin Baltik gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja britanike “The Independent”.
Anijet e marinës mbretërore dërguan pajisje dhe automjete në luftanijet e stacionuara në Estoni.
Ushtarët britanikë kanë kryer gjithashtu patrullime lundrimi dhe ushtrime drejtuese së bashku me anijet dhe avionët nga gjashtë vende të Forcave të Përbashkëta të Ekspeditës.
Gjeneralmajori britanik Jim Morris, i cili drejtoi forcën e përbashkët, tha se “nuk ka një kohë më të rëndësishme se kjo” për të kryer detyrat.
Deti Baltik është gjithashtu strategjik për të garantuar stabilitetin, si dhe lirinë për të lundruar në zonë që nga shpërthimi i luftës.
Dorëzimi i armatimeve vjen pasi Britania e Madhe dyfishoi personelin e saj si në Estoni ashtu edhe në Poloni.
Kjo, për të ndihmuar në forcimin e vendosjes së NATO-s në bregun lindor të Ukrainës, në të cilën janë përqendruar shumica e sulmeve të trupave ruse.
HMS Northumberland dhe anija simotër HMS Richmond punuan me anije luftarake nga Danimarka, Suedia, Estonia, Letonia dhe Lituania për të ofruar furnizime të NATO-s.