Arrestohet Alqi Bllako nga forcat operacionale të drejtorisë së policisë dhe komisariatit nr. 1 në kryeqytet. Ish-deputeti pritet të mbërrijë në drejtorinë e policisë së Tiranës.
Ai është i përfshirë në aferën për inceneratorin e Fierit dhe akuzohet për falsifikim të dokumenteve.
Bllako dha dorëheqjen nga mandati i deputetit socialist, duke i vetëhapur rrugë prangave të SPAK. Nëpërmjet një shkresë të dërguar me postë në adresë të Kuvendit, Bllako nënvizoi se dorëzimin e mandatit e bëri me vullnet të plotë dhe me bindje se në fund të procesit gjyqësor do të provojë pafajësinë për akuzat e ngritura.