Dy persona vdesin nga aksidenti në Drenoc të Malishevës

albnews
By
1 Min Read

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi pak më parë në Drenoc të Malishevës.

Lajmi për aksidentin tragjik është konfirmuar edhe nga Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
“Kemi dy të vdekur. Aksident në mes dy veturave. Ngasësit e të dyjave veturave kanë vdekur, si pasojë e këtij aksidenti”, u tha në konfirmim.

Në vendin e ngjarjes me të marrë informatën kanë arritur ekipet emergjente.

Share This Article