Efektivë të forcave operacionale shkuan në banesën e ish-deputetit socialist, Alqi Bllako, në orët e para të mëngjesit për të mbikqyrur lëvizjet e tij. Edhe pse pritej që ashtu si dorëheqja edhe arrestimi të kryhej sipas procedurave rezultoi që të mos ndodhte ashtu.
Pas zbardhjes së vendimit të masës së sigurimit personal arrest me burg efektivët shkuan në banesën e Bllakos por ish-deputeti nuk ishte aty ose të paktën arrestimi i tij ende nuk ka ndodhur zyrtarisht, edhe pse shumë media e raportuan si të tillë kjo për shkak të prezencës së policisë në njërën prej banesave të tij në rrugën e Elbasanit.
Deri në orën 23:00 të mbrëmjes së të enjtes Bllako nuk u soll në drejtorinë e policisë së Tiranës, çka do të thotë se ai ende nuk është gjetur apo arrestuar nga uniformat blu.
Historia përshtjellohet dhe më tej kur përfaqësuesi i tij ligjor Sokol Hazizaj postoi në rrjetet sociale një foto me komentin “Mirupafshim dhe përqafime”.
Nga ana tjetër në postimin e vetë ish-deputetit socialist Alqi Bllako ai pretendonte se ishte i pafajshëm dhe se dorëheqja e tij bëhej për të zbardhur të vërtetën. Deri më tani policia ka zbardhur vetëm letrën ku shkruhet masa e sigurimit personal per Bllakon por jo vendodhjen e tij.