Sa i përket statusit të dashurisë, ajo po vazhdon të jetë beqare.
Bëhet fjalë për moderatoren e “Përputhen”, Bora Zemani, e cila pavarësisht se momentalisht është beqare përflitet mjaft shumë ne rrjete sociale, për të kaluarën e më saktësisht romancën me aktorin, Donald Veshaj.
Nëna e një djali së fundmi ka qenë e ftuar në “Ëndërrtjerrësit”, gjersa ka folur për përvojën e saj televizive e një ngacmim rreth jetës private po ashtu nuk mungoi.
E pyetur nga prezantuesja e këtij programi, Ori Nebijaj ‘se a është e lumtur’, zeshkania nuk ka hezituar të përgjigjet.
“Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner. Realisht jam shumë e lumtur sepse jetën time e kam shumë plotë, jetën time profesionale e kam shumë të plotë, unë kam një djalë që është si drita dhe ma mbush pjesën më të bukur të ditës”, u shpreh ajo.
Bora përndryshe ka qenë prej disa vitesh në një lidhje me Veshajn, me të cilin edhe ka bashkëjetuar.
Ata kishin ndarë rrugët me njëri-tjetrin para hyrjes së Donaldit në Big Brother VIP.