Zbulohet emri i viktimës në rrugën Tiranë-Durrës. Sipas raportimeve të fundit, ai është Iljaz Cali.
Personi në fjalë ka mbetur i vrarë gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.
Fillimisht policia dyshoi se Cali ka pësuar aksident, pasi trupi i tij është gjetur i shtrirë në rrugë.
Por, teksa ka inspektuar gëzhojat, ka dalë në përfundimin se ndaj tij është bërë atentat.
Ndaj makinës të viktimës, ende i paidentifikuar, është qëlluar nga një makinë tjetër i cili ishte në lëvizje.
Mësohet se ndaj makinës së viktimës është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, derisa automjeti tip Land Rover është përplasur me bordurën.