Presidenti Joe Biden bëri thirrje të hënën për një gjyq për krime lufte kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe tha se do të kërkonte ashpërsimin e sanksioneve pas njoftimeve të fundit për mizori në Ukrainë.
“E keni parë se çfarë ndodhi në Buchan”, pyeti zoti Biden. Ai shtoi se Putini “është një kriminel lufte.”
Komentet e Presidentit Biden për gazetarët pasuan vizitën e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në Bucha, një nga qytetet përreth Kievit, ku zyrtarët ukrainas thonë se janë gjetur trupa të civilëve të vrarë. Presidenti Zelenskyy i quajti veprimet ruse “gjenocid” dhe i bëri thirrje Perëndimit që të vendos sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.
Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova tha se nga qytetet afër Kievit janë hequr trupat e 410 civilëve të vrarë. Gazetarët e agjencisë së lajmeve Associated Press panë trupat e të paktën 21 personave në pika të ndryshme rreth qytetit të Buchanit, në veriperëndim të Kievit.
Në një postim të hënën në Twitter, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian do të dërgojë hetues në Ukrainë për të ndihmuar prokuroren e përgjithshme të këtij vendi “të dokumentojë krimet e luftës”. /VOA