Bisedimet për anëtarësim duhet të nisin sa më parë si mesazh uniteti i Europës pas agresionit rus.
Ky ishte mesazhi i Presidentit Ilir Meta për homologun e tij bullgar gjatë takimit zyrtar në Sofie, pas ngërçit të krijuar me mosmarrëveshjen ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që po bllokon edhe progresin e Shqipërisë.
“Stabiliteti dhe perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor, është shumë e rëndësishme për ne, por jam i sigurt është shumë e rëndësishme edhe për Bashkimin Europian dhe për vetë Bullgarinë, si vend anëtar i BE-së, që ka qenë i angazhuar për progresin e të gjithë rajonit tonë. Në mënyrë që të japim mesazhe optimiste, për vazhdimësinë e projektit të zgjerimit të Bashkimit Europian, do të donim shumë dhe do të bënim çdo përpjekje, për miratimin e kuadrit negociator për Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut nga ana e Bashkimit Evropian, sa më parë”, deklaroi presidenti Meta.
Presidenti shqiptar shtoi edhe se “është shumë i rëndësishëm, vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, nga ana e Bashkimit Europian”.