Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ të qeverisë, ka miratuar dhe publikuar çmimet e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si mielli, vaji luledielli, sheqeri, orizi kokërrgjatë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë tha se bordi thotë se është mbledhur më 1 prill dhe pas analizimit të marzheve të fitimit, vendosi që këto produkte duhet t’i ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:
104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
321 lekë/litër për vajin e lulediellit
90,5 leke/kg për miellin masiv
Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte.