ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përqendrimi ushtarak amerikan në Karaibe ka hijet e së kaluarës – por dallimet janë të mëdha 10 minutes ago
Duka i Marlborough akuzohet për mbytje 13 minutes ago
Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj 19 minutes ago
Trump urdhëron bllokadë totale të cisternave të naftës nga Venezuela 20 minutes ago
Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë 22 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

BBC: Wagner futet në Ukrainë, cili është grupi rus i mercenarëve?

albnews by albnews
6 April, 2022
in Bota, Opinion
0
BBC: Wagner futet në Ukrainë, cili është grupi rus i mercenarëve?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Inteligjenca ushtarake britanike thotë se 1000 mercenarë nga kompania ushtarake private ruse, “Wagner Group”, janë duke u vendosur në Ukrainën lindore. Grupi ka qenë aktiv gjatë tetë viteve të fundit në Ukrainë, Siri e vendet afrikane dhe është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Si u krijua Grupi Wagner?
Sipas një hetimi të BBC-së, Grupin Wagner mendohet se e ka themeluar një ish-oficeri i ushtrisë ruse, 51-vjeçari i quajtur Dmitri Utkin. Ai është një veteran i luftërave çeçene, një ish-oficer i forcave speciale dhe një nënkolonel i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse.

RelatedPosts

Përqendrimi ushtarak amerikan në Karaibe ka hijet e së kaluarës – por dallimet janë të mëdha

Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj

Trump urdhëron bllokadë totale të cisternave të naftës nga Venezuela

Grupi Wagner fillimisht hyri në veprim gjatë aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Tracey German, profesoreshë në King’s College në Londër, sqaron se ky grup mercenarësh ka luftuar që ditët e para të pushtimit në rajonet e Luhanskut dhe Donetsk.

“Rreth 1000 mercenarë të këtij grupi mbështetën milicitë proruse që luftonin për kontrollin e rajoneve të Luhanskut dhe Donetsk. Drejtimi i një ushtrie mercenare është kundër kushtetutës ruse. Megjithatë, Wagner mund të përfshihet në konflikte jashtë vendit dhe Kremlini mund të thotë: Nuk ka të bëjë fare me ne!”.

Samuel Ramani, bashkëpunëtor në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, thotë se Wagner rekruton kryesisht veteranët e ushtrisë që duhet të paguajnë borxhet: “Ata vijnë nga zonat rurale ku ka pak mundësi për të fituar para.”

Kush e financon Grupin Wagner?
Disa sugjerojnë se agjencia e inteligjencës ushtarake e Rusisë, GRU, financon dhe mbikëqyr fshehtas Grupin Wagner. Burime të tjera diskrete kanë thënë për BBC, se baza e saj e trajnimit në Mol’kino në Rusinë jugore, është pranë një baze të ushtrisë ruse. Megjithatë, Rusia ka mohuar vazhdimisht se Wagner ka ndonjë lidhje me shtetin.

Mirëpo, hetimet që identifikuan edhe lidhjet e ish-oficerit Utkin me Grupin Wagner kanë zbuluar gjithashtu se me këtë grup është i lidhur edhe oligarku, Yevgeny Prigozhin. Miliarderi njihet me pseudonimin “kuzhinieri i Putinit”, sepse ai u ngrit nga të pasurit thjesht një restorant në furnizuesin kryesor të ushqimit për Kremlinin. Shumë nga kompanitë Prigozhin janë aktualisht nën sanksionet e SHBA-së me akuzën “ndikim keqdashës politik dhe ekonomik në mbarë globin”. Megjithatë, sa i takon Wagnerit, ai gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me këtë grup.

Ku ka operuar Grupi Wagner?
Në vitin 2015, Grupi Wagner filloi operimin në Siri, duke luftuar përkrah forcave proqeveritare dhe duke ruajtur zonat e naftës. Grupi ka qenë aktiv në Libi që nga viti 2016, duke mbështetur forcat besnike të gjeneralit Khalifa Haftar. Mendohet se deri në 1000 mercenarë Wagner morën pjesë në avancimin e Haftarit drejt qeverisë zyrtare në Tripoli, në vitin 2019.

Në vitin 2017, Grupi Wagner u ftua në Republikën e Afrikës Qendrore për të ruajtur minierat e diamanteve. Raportohet gjithashtu se punuan në Sudan, duke ruajtur minierat e arit. Në vitin 2020, SHBA-ja tha se Wagner kishte qenë “duke vepruar si mbulesë” në këto vende për kompanitë minerare “M Invest” dhe “Lobaye Invest” të oligarkut Prighozin.

Anëtarët e Wagner në Siri
Së fundmi, Grupi Wagner është thirrur nga qeveria e Malit, në Afrikën Perëndimore, për të ofruar siguri kundër grupeve militante islamike. Mbërritja e tyre në vitin 2021 ndikoi në vendimin e Francës për të tërhequr trupat e saj nga vendi. Mendohet se Grupi Wagner ka rreth 5000 mercenarë që veprojnë në të gjithë botën.

Çfarë krimesh dyshohet se ka kryer Wagner?
Kombet e Bashkuara dhe qeveria franceze kanë akuzuar mercenarët e Wagnerit për kryerjen e përdhunimeve dhe plaçkitjeve kundër civilëve në Republikën e Afrikës Qendrore, ndaj BE-ja iu ka vendosur sanksione për këtë.

Në vitin 2020, ushtria e Shteteve të Bashkuara akuzoi mercenarët Wagner se kishin vendosur mina tokësore dhe pajisje të tjera shpërthyese të improvizuara rreth kryeqytetit libian, Tripoli. “Përdorimi i minave tokësore dhe sulmet nga Wagner Group po dëmton civilët e pafajshëm”, tha admirali Heidi Berg, drejtor i inteligjencës në Komandën e Ushtrisë Amerikane në Afrikë.

Çfarë po bën Grupi Wagner në Ukrainë?
Në javët para pushtimit rus të Ukrainës, mendohet se mercenarët e Grupit Ëagner kryen sulme në Ukrainën lindore për t’i dhënë Rusisë një pretekst për të sulmuar, me anë të taktikës së quajtur “flamur i rremë”. Një operacion i flamurit të rremë është një veprim i kryer me qëllim të maskimit të burimit të vertetë përgjegjës dhe fajësimit të një pale tjetër.

Së fundmi, shumë mesazhe janë shfaqur në mediat sociale ruse duke rekrutuar mercenarë dhe duke i ftuar ata në “një piknik në Ukrainë”. Megjithatë, grupet mercenare kanë filluar të përdorin emra të tjerë, të tillë si “The Hawks”. Candace Rondeaux, profesoreshë e studimeve ruse në Universitetin Shtetëror të Arizonës, thotë se kjo mund të shënojë një përpjekje për t’u larguar nga emri Wagner sepse tashmë emri i tyre është i njollosur.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përqendrimi ushtarak amerikan në Karaibe ka hijet e së kaluarës – por dallimet janë të mëdha

Përqendrimi ushtarak amerikan në Karaibe ka hijet e së kaluarës – por dallimet janë të mëdha

17 December, 2025
Duka i Marlborough akuzohet për mbytje

Duka i Marlborough akuzohet për mbytje

17 December, 2025
Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj

Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj

17 December, 2025
Trump urdhëron bllokadë totale të cisternave të naftës nga Venezuela

Trump urdhëron bllokadë totale të cisternave të naftës nga Venezuela

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result