Australia e cila nuk është përfshirë në kalendar prej dy vitesh për shkak të pandemisë së COVID-19, do të presë garën e 3-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1.
Gara e 3-të e kampionatit, do të mbahet në pistën 5.2 kilometra që mban të njëjtin emër me qytetin Melbourne. Xhirot e renditjes të Çmimit të Madh të Australisë do të zhvillohen nesër në orën 07:00, ndërsa gara me 58 xhiro do të fillojë ditën e diel, më 10 prill në orën 06:00.
Deri më tani në garë nga një fitore kanë Charles Leclerc nga ekipi i Ferrarit dhe Max Verstappen nga Red Bull.
Klasifikimi i 5 vendeve të para për pilotët dhe ekipet janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Charles Leclerc (Monako): 45 pikë
2. Carlos Sainz (Spanjë): 33
3. Max Verstappen (Holandë): 25
4. George Russell (Britani e Madhe): 22
5. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 16
Ekipet
1. Ferrari: 78
2. Mercedes: 38
3. Red Bull: 37
4. Alpine: 16
5. Haas Ferrari: 12