Ashtu siç është paralajmëruar një ditë më parë, ligjvënësit britanikë kanë miratuar projektligjin që dalon largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.
Deputetët opozitarë dhe disa konservatorë, kanë miratuar projektligjin me 327 vota për dhe 299 kundër.
Ky projektligj kërkon nga kryeministri që të kërkojë shtyrje të Brexitit përtej 31 tetorit, nëse nuk arrihet një marrëveshje me BE-në deri në këtë datë.
Kryeministri Johnson ka paralajmëruar se do të kërkojë zgjedhje të reja.