Vedat Muriqi e ka harruar tashmë shijen e hidhur të kritikave në Itali, ku me fanellën e Lazios nuk arriti të bindte, dhe as iu dha vërtetë një shans.
Por në Spanjë me Mallorca gjithçka duket ndryshe. Shtatlarti nga Kosova ndihet protagonist në ekipin ishullor, duke dhënë performanca plot karakter dhe duke shënuar aty kur i vjen mundësia.
Sot Muriqi shënoi golin e tij të tretë në La Liga, padyshim më të rëndësishmin, mundësisht edhe të karrierës.
Sot Kosovari shënoi golin e vetëm në ndeshjen kundër gjigantëve të Atletico Madrid. Muriqi shënoi në minutën e 68 pas ndërhyrjes së VAR. Një fitore e merituar e Mallorca kundër një Atletico aspak në formë, që nxjerr ekipin e Muriqit jashtë zonës së rrezikshme, në vend të 17-të.
Ndërkohë, humbja a e papritur e sotme largon Altetico nga kreu i la Liga, dhe e rrezikon edhe për zonën Champions.