Deklarata e fortë e Macron: Putin ka vendosur të mos ndalet sepse i duhet një fitore ushtarake

albnews
By
1 Min Read

“Vladimir Putin ka vendosur të mos ndalet sepse i duhet një fitore ushtarake”. Kjo është deklarata e fortë e presidentit francez Emmanuel Macron gjatë një interviste për Le Point.

Kreu i Elysee, shpjegon se lideri rus e ka pranuar se Ukraina nuk do të nënshtrohet dhe se ai e ka obsesion marrjen e kontrollit të Mariupolit, i cili konsiderohet si një simbol.

“Unë besoj shumë pak në aftësinë tonë kolektive për ta vendosur atë rreth një tryeze negocimi afatshkurtër”, tha mes të tjerash presidenti Macron, i cili tashmë pret raundin e dytë të zgjedhjeve përballë rivales Le Pen.

Share This Article