Basha: Hajduti psiqik premtoi 300 mijë vende pune, por i largoi shqiptarët nga atdheu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike e ka nisur mëngjesin me akuza ndaj kryeministrit Rama. Shefi i selisë blu thotë se Edi Rama premtoi 300 mijë vende punë, por largoi në Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë. Basha vazhdon me akuzat, duke thënë se Kryeministri ka vjedhur miliona euro në 6 vite qeverisje.

“Premtoi 300 mijë vende pune, por i përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.

Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”, shkruan Basha, postim të cilin e shoqëron me video.

Share This Article