Kryetari i Nismë Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar se është takuar me ambasadorin e ri britanik në Kosovë Nicholas Abbott, i cili gjatë ditës së djeshme ia dorëzoi kredencialet presidentit të Kosovës.
Me të thotë të ketë biseduar për situatën aktuale politike në Kosovë, me theks të veçantë për zgjedhjet e 6 tetorit.
“Pata kënaqësinë ta prisja në takim njoftues, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilit i urova mirëseardhje në Kosovë. Me ambasadorin britanik biseduam për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 6 tetor në Kosovë. Kosova është me fat që ka miq të tillë siç është Mbretëria e Bashkuar e cila ka ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë. Në këtë takim me ambasadorin potencova bashkëpunimin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që vendi ynë ka me Mbretërinë e Bashkuar. Jam i bindur që ky bashkëpunim dhe ndihma e ambasadorit, Nicholas Abbott, në proceset që do të kalojë Kosova do të vazhdoj si deri me tani”, ka përfunduar Limaj.