Ruanda njoftoi se planifikon të lëshojë plejadën e saj satelitore e cila përbëhet nga satelitë të shumtë dhe do të sigurojë mbulim të përhershëm global.
Ministrja e Teknologjisë dhe Inovacioneve të Informacionit dhe Komunikimit e Ruandës, Paula Ingabire, për shtypin tha se vendi i saj synon të bëhet qendra hapësinore e Afrikës.
Ingabire informoi se ata synojnë të lëshojnë plejadën e re satelitore të përbërë nga satelitë të shumtë deri në fund të vitit 2023.
Duke deklaruar se objektivat hapësinorë të Ruandës tërheqin vëmendje nga vende të tilla si Japonia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Ingabire vuri në dukje se ata kanë krijuar partneritete me këto vende në shumë fusha, nga përdorimi i të dhënave gjeografike deri te projektimi dhe prodhimi i satelitëve.
Ingabire tha se 20 ruandazë po trajnohen në Japoni për projektimin dhe prodhimin e minisatelitëve.
Duke kujtuar se ata krijuan Agjencinë Hapësinore të Ruandës (RSA) vitin e kaluar, Ingabire tha: “Ne duam të përdorim të dhënat dhe imazhet satelitore në mënyrë efektive për të na ndihmuar në të gjitha analizat tona në fusha të tilla si efikasiteti bujqësor, menaxhimi i fatkeqësive, minierat dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor”.
Ruanda lëshoi satelitin e saj të parë, RwaSat-1, nga Qendra Hapësinore Tanegashima e Japonisë në vitin 2019.



