Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nxjerr të pa informuar njeriun e afërt të saj, doktor Haxhi Avdylin lidhur me ‘armët nga Britania e Madhe për Kosovën’.
Derisa presidentja Osmani i quajti shpikje raportimet se ‘Kosova po furnizohet me armë nga Britania e Madhe’, deputeti i Guxo, e tha të kundërtën – duke nënkuptuar se në fakt, po, Britania po na armatosë.
“Brnabiq, Vulin dhe ndoshta Ganja tmerrohen që aeroplani madh ushtrarak ateron në Prishtinë. Kanë frikë që po rritet buxheti për ushtrinë e që nga Britani ana erdhën Javelin dhe NALë. Sa keq për ta e sa mirë për Kosovën”, shkroi Avdyli para tri ditësh në një postim në “Facebook”.
Por, presidentja Osmani tha dje në “KallxoPenime”, se tema që Kosova po militarizohet nga të tjerët është shpikje e mediave serbe.
“Tema që Kosova po militarizohet nga të tjerët është temë që ata e shpikin në mënyrë që të ndryshojë narrativat se kinse të gjithë po e bëjnë. Ne tash kemi partneritet me shtetet tjera…Ne nuk kemi marrë armë në kontekstin që po e thotë Vuçiq, por ne jemi partnerë me SHBA-në dhe anëtarët e tjerë të NATO-s, në mënyrë që ta furnizojmë ushtrinë tonë, me mjetet që ka nevojë”, tha ajo.
Sipas saj, kjo fushatë e Serbisë po bëhet për ta fshehur faktin që ajo po furnizohet me armatim nga Kina.
“Fushata e Serbisë kundër Kosovës dhe kundër partnerëve të Kosovës, gjithmonë vjen në momente kur ata tentojnë me fshehë diçka. Kjo ka filluar nga armatosja shqetësuese që po e bënë Serbia këto ditë sidomos, por ka ndodhur me muaj të tërë dhe siç e dini, Serbia partnerë në aspektin ushtarak e ka Rusinë dhe Kinën”, tha Osmani.